Pas protestës së dhjetrave banorëve në zonën e Astirit në Tiranë, kundër vendimit për shembjen e banesave të tyre, që preken nga ndërtimi i një segmenti rrugor në zonën e Unazës së Re, ka reaguar Autoriteti i Rrugor Shqiptar.
Më anë të një njoftimi për mediat ARRSH shkruan se ne përputhje me përcaktimet ligjore e nënligjore po veprohet në territor nga organet përkatëse të përfshira në proces si kordinim mes ARRSH, IKMT, Aluiznit, Bashkise Tirane.
Njoftimi i plotë
Siç media dhe opinioni publik eshte ne dijeni, tanime eshte ne fazen e zbatimit projekti i Unazes se Madhe te Tiranes, rikualifikimi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja perfshire dhe zgjidhjen e kesaj nyje te trafikut.
Projekti eshte zyrtar dhe publik. Me zhvillimin e gares e cila gjithashtu ka qene publike, jane percaktuar firmat fituese qe do zbatojne projektin.
Ne perputhje me percaktimet ligjore e nenligjore po veprohet ne territor nga organet perkatese te perfshira ne proces si kordinim mes ARRSH, IKMT, Aluiznit, Bashkise Tirane. Diten e hene do kete komunikim me median per detaje te metejshme te projektit