Kristjan Asllani ka treguar emocionet që ka provuar menjëherë pasi u bë futbollist i Interit.
Mesfushori shqiptar, i cili ra në sy duke luajtur për Empolin, deklaroi për “Cronache di Spogliatoio” se desh i ra të fikët kur legjenda e Interit, Javier Zanetti, i shkroi në celular.
“U emocionova shumë kur mora mesazhin nga Zanetti: “Mirëseerdhe te Inter, Kristjan”. Thashë se më ra të fikët”.
Asllani kujton edhe momentin kur ra në dashuri me Interin: “Isha 8 vjeç në vitin 2010 dhe mbaj mend që qëndroja në majë të gishtave në lokal, për të parë televizorin ku po jepej finalja e Champions League, Bayern-Inter.
Atë natë e kuptova se e dashuroja Interin. Kur Milito ishte përballë Van Buyten, gati për ta dribluar, u dëgjuan zhurmat e karrigeve dhe më pas nuk kuptuam më asgjë. Mbaj mend që ranë gotat në tokë dhe unë që vetëm kërceja”.