Një tjetër rast ku shqiptarët përmenden për keq në mediat italiane. Së fundi një 50-vjeçar shqiptar ka kërcënuar mësuesen përgjegjëse për mospranimin e djalit të tij16-vjeçar në një institut të arsimit profesional në Gorgonzola.
Prindi ka marrë në telefon mësuesen, dhe në inat e sipër e ka kërcënuar me vdekje pasi e quan përgjegjësen kryesore për mospranimit e të birit. Ai u denoncua në polici për kërcënime të rënda. Për një rast të tillë është denoncuar dhe prindi i një 13-vjeçari në gjimnazin e Pogliano Milanese.
Denoncimin në polici e ka bërë vetë drejtori i institutit profesional, duke kërkuar ndërhyrjen e efektivëve që identifikuan 50-vjeçarin shqiptar, identitetin e të cilit mediat italiane nuk e bëjnë të ditur. Shqiptari e ka pranuar fajin, ndërkohë që akuzohet për kërcënime të rënda.
(E.K/FAXWEB.AL)