Një djalë i ri ka përndjekur dhe dhunuar një 18-vjeçare nga Librazhdi, e cila e ka denoncuar atë në polici.
Sipas njoftimit të policisë, djali 24 vjeçar me inicialet A.L., banues në Librazhd, ka përndjekur dhe goditur 18 vjeçaren me iniciale O.L.
E reja ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar, ku thotë se i riu e ngacmonte prej disa kohësh, mirëpo kur është përballur me refuzimin e saj, ai e ka qëlluar.
“Do të vras po nuk u lidhe me mua”, mësohet t’i ketë thënë ai teksa i ka dalë përpara në rrugë dhe më pas e ka qëlluar. Infoelbasani shkruan se vajza ishte gjimnaziste dhe ka deklaruar se nuk e njihte djalin i cili ishte fiksuar keq pas saj dhe e përndiqte. (D.D/Shuplaka)