19:07 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të zbatojmë kanunin” banorët e Kaçinarit në gjyq kundër ndërtimit te HEC-eve: Ndryshimet gjyqësore janë në disfavor të protestuesve

16:10 | 05/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të zbatojmë kanunin” banorët e Kaçinarit në gjyq kundër ndërtimit te HEC-eve: Ndryshimet gjyqësore janë në disfavor të protestuesve

Banorët e zonës së Kaçinarit kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë ambienteve të SPAK, kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin e shtratin e lumit Shpërdhazë.

Avokati Ndue Pjetra u shpreh se çështjen SPAK e ka kaluar sërish në prokurorinë e Lezhës, pasi ka shpallur moskompetencë, pavarësisht gabimeve proceduriale të organit të akuzës.

Ndërkohë avokati Klodjan Reçi deklaroi se banorët janë viktima të ndryshimeve gjyqësore që janë bërë së fundmi dhe enden pa rrugë zgjidhje.

“Këto janë viktimat të ndryshimeve gjyqësore që janë bërë së fundmi. Në kohën kur këto qytetarë kanë parashtruar ankesën, e kanë pasur Krimet e Rënda, dhe gjykata arriti në konkluzionin që nuk ka kompetencë për ta hetuar dhe ja kaloi Prokurorisë së Lezhës.

Nëse jemi para veprave penale të shpërdorimit të detyrës, falsfikimit të dokumentave, duhet që në bazë të ligjit ta sjellë sërish këtu. Këto qytetarë enden pa rrugë zgjidhje për shkak se ndryshimet e tyre gjyqësore janë në disfavor të tyre.”- u shpreh Reçi.

Ndërkohë një banorë tjetër deklaroi se duhet një atakim i vendimit të qeverisë për të ndërprerë koncesionin për katër hidrocentralet.

“Për sa i përket atakimit, duhet atakimi i vendimit të qeverisë për ndërprerjen e këtij koncesioni për katër hidrocentralet. E gjithë procedura e ndjekur është komplet mbi baza të flasifikuara. E gjithë procedura e ndjekur janë të gjithë të falsifikuara. Ne kemi pajtuar avokatët që të atakojnë vendimin e qeverisë për dhënien e lejes për këto hidrocentrale. Është e gabuar, sepse ky kryeministër dhe kjo qeveri e ka përcaktuar zonën e Kaçinarit si zonë e mbrojtur, e miratuar me firmën e Edi Ramës.

Ish-komuna apo njësia Administrative në Kaçinar ka një plan strategjik ku është planifikuar se kjo zonë është e mbrojtur. Kërkojmë që këtë  vendime të bëhen nul. Ne nuk do ta ndërpresim të gjithë protestën tonë, sepse aty është jeta jonë. Jemi të vendosur që këto hidrocentrale të mos ndërtohen. Nuk është vonë qeveria me një akt mund të ndërpresë atë leje vendimi.”- u shpreh ai.

Ndërkohë një banorë tjetër shtoi se nëse nuk merr zgjidhje me ligj do të zbatojnë kanunin.

“Ne do të zbatojmë kanunin, nëse nuk gjejmë një zgjidhje nga ligji. Ne nuk përplasemi me njerzit, nuk e zgjidh ligji do e zgjidhi kanuni. Ne do të jemi aty tek vendi ynë. Atje kam varrezat, atje kam fshtarët e mi.”- u shpreh banori.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: HECkacinarmirdite
Pas

Abuzoi seksualisht me të mitura nga 7-13 vjeçe, shpallet fajtor mësuesi pedofil

Para

Zbulohen dy ilaçe që ‘vrasin’ virusin vdekjeprurës që ka alarmuar botën

Para
Virusi i rrezikshëm kinez/ ISHP: Gripi ka pësuar rritje në 2020-ën, cilat janë simptomat

Zbulohen dy ilaçe që ‘vrasin’ virusin vdekjeprurës që ka alarmuar botën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

Bisedë telefonike Scholz–Netanyahu: Gjermania kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin

Shtyhet sërish ndalimi i TikTok në SHBA, Trump firmos zgjatjen me 90 ditë

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.