02:24 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do thërras në interpelancë Kryeministrin”, Maliqi për drejtorin e burgjeve: Ka përgjime me të cilat shantazhon “ata lart”

13:28 | 17/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po mbrohen kriminelët dhe të fortët”, Maliqi artikulon propozimin e Bashës: Vetting në politikë. Përmend edhe Sokol Olldashin

Deputeti Lefter Maliqi ka thërritur në interpelancë ditën e djeshme ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku ka sulmuar ashpër drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili.

Maliqi shprehej se Ismaili nuk plotëson kriteret për të qenë në krye të burgjeve, dhe në të gjitha detyrat shtetërore që ka pasur më herët është pushuar, pasi është gjetur në shkelje të rënda të ligjit.

Deputeti ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me këtë temë ku shprehet se Ismaili është një drejtor i shkarkuar me akuza të rënda përkatësisht në vitin 2001 dhe 2004 dhe sipas tij, vijon shantazhimet.

“Drejtori i burgjeve me të kaluar të errët, i liruar i shkarkuar për dy herë me akuza të rënda në 2001 dhe 2004 vazhdon shantazhimet duke thirrur SHKB, haha sa skandal, ka hequr sot në mëngjes përgjues të vënë në tarracën e drejtorisë mban në përgjim administratën, kë shantazhon ky???”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

Sipas tij përpara dy javësh shantazhoi edhe një zyrë përmbarimore pasi i vendosën gjobë për mos ekzekutim vendimi se do iu hiqte licensën.

Postimi i plotë:

Drejtori i burgjeve me te kaluar te erret, i liruar i shkarkuar per dy here me akuza te renda ne 2001 dhe 2004 vazhdon shantazhimet duke thirrur Shkb ,haha sa skandal, ka hequr sot ne mengjes pergjues te vene ne tarracen e drejtorise mban ne pergjim administraten, ke shantazhon ky??? Se shpejti prova te tjera trondites dhe kush e ka emeruar dhe pse e ka emeruar,turp sme heq njeri thote se ka materiale pergjimi e dokumenta per lidhje siper ne Qeveri kur ka qene zv drejtor i parandalimit dhe pastrimit te parave, se shpejti do e publikoj kete fakt dhe te tjera me tronditese mbase do therras ne interpelance Kryeministrin. Ke po mban peng dhe shantazhon ky i paafte qe spyet per ligje,tejkalon kompetencat,fyen vartesit,i quan dordolec,kaqol,famëkeq etj etj.Para dy javesh shantazhoj nje zyre permbarimore se i vune gjobe per mos egzekutim vendimi se do u hiqte licencen,po diploma e kristalit te tij do hetohet? Dale dale prisni skeni pare gje akoma,do shikoni lirime shantazhime dhe skandale te shumta.Ministrja e drejtesis ska fare po fare fuqi.???.Zeri im mbetet per te drejten e policise se burgjeve dhe administrates,te policise shtetit dhe popullit,dhe kundra drejtuesve shantazhues,te paafte dhe me vese te ulta te papranueshme dhe teper te denueshme,haha se harrova ka sh sh me keq per te ne oret e vona pasi ne shtepi ikin ne 12 te nates pasi jo se punon se snjeh dhe sdi asgje pasi akoma ska shkuar ne baze neper burgje por eshte nje turp i madh se kush na drejton sidomos ne institucionet e sigurise ku ka pas arrestime drejtuesish 20 here me te afte se ky,ky vetem nje gje di te shantazhoj me pergjimet si i ndjeri Dritan Prifti .Haha se harrova te gjithe deputetet e mazhorabces nuk e duan i falenderoj qe me dhane te drejt dje. Sjeni pare gje akoma.??

Deputeti Maliqi dje në nje intervistë në studion e Fax News përsëriti nevojën e reformimit në burgje dhe shmangien e problematikave të ndryshme që hasen kryesisht në menaxhimin e sistemit te vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Ndiqni videon më poshtë:

Etiketa: agim ismailidrejtori i burgjevelefter maliqi
Pas

Sulmi me bojë në banesë, reagon Bernd Borchardt: Politikanët shqiptarë si ”armiq të popullit”

Para

I rrezikohet rëndë shëndeti, Iker Casillas merr vendimin final për futbollin

Para
FOTO/ Pësoi infarkt gjatë stërvitjes, Casillas përshëndet fansat nga dhoma e spitalit

I rrezikohet rëndë shëndeti, Iker Casillas merr vendimin final për futbollin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.