Kreu i Aleancës Kuqezi kreshnik Spahiu, deklaron se më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri, kjo sepse sipas tij, populli nuk do të lejojë që fletët e votimit të futen në kuti.
Këto deklarata Spahiu I ka bërë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga.
“Ka dy alternativa, ose do të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike, pa Edi Ramën. Pas dorëheqjes së tij do të regjistrohemi si parti politike dhe do të shkojmë të gjithë në zgjedhje me termat dhe vendimet që do t’i vendosim qeverisë teknike për të përgatitur këto zgjedhje.
Varianti tjetër është që Rama do të shkojë i vetëm në zgjedhje, edhe pa LSI dhe populli më datë 18 qershor nuk do të lejojë që fletët e votimit të futen ne kuti. Procesi i zgjedhjeve do të shkatërrohet atë ditë, sepse populli do të shkatërrojë kutitë dhe fletët e votimit dhe do të jetë e pamundur që të votohet. Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor”, tha Spahiu.
Kreu i Aleancës kuqezi që prej 18 shkurtit i është bashkuar protestës së opozitës, dhe të gjithë sëbashku kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, për të siguruar përmes saj zgjedhje të lira dhe të ndershme. (D.D/Shuplaka)