15:51 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do t’i jepja plumbin kokës Tufës”, Kastriot Dervishi tallet me Osman Muratin: Shkruan gjithë gabime, gjithë jetë ëndërroi të vriste një armik

17:33 | 08/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nota për bregdetin shqiptar në vitin 1989, studiuesi zbulon komunikimin me amerikanët, ja çfarë kërkonin

Ish-kreu i Arkivës, Kastriot Dervishi ka ironizuar me ish-ministrin e Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, Osman Murati. Dervishi e mori indicien për t’u tallë me Muratin pas një postimi të këtij të fundit për ish-kreun e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa.

Në një postim në “Facebook”, Murati u shpreh i gatshëm të vrasë Tufën nëse gjykata e dënon me vdekje.

“Shënim: Nëse bajga Tufa do të procedohej për krimin e akuzës që iu ka bërë heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe gjykata do ta dënonte me vdekje, unë do të propozoja që të bëhesha autori që t’i jepja plumbin kokës”, shkroi Osman Murati.

Por sipas Dervishit, këtë postim ish-ministri e ka hequr pasi është penduar. Ai tallet me të duke shkruar në “Facebook” se nuk di të shkruajë gjuhën shqipe.

“Ëndrra e vjetër e kufitarit Osman Murati, vrasja e Agron Tufës. 79-vjeçari Osman Murati, ish ministër i Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, kohës së kolerës kur populli ushqehej me triska, muajt e mbetur të kësaj jete i mbush përditë në fb me lëvdata për terroristin enver hoxha, lakejtë e pushtetit të tij dhe me sharje pafund ndaj “armikut të klasës”. Veç ta shohësh si shkruan, gjithë gabime gjuhe. Zaten ky kallëp na ka qeverisur. Asnjë fjali nuk e hedh dot si duhet. Osmonja mbahet mend për proponimin tejet interesant që kafja të zëvendësohej nga elbi. Deri aty i shkonte marria”, u shpreh Kastriot Dervishi.

Ish-kreu i Arkivës tha me ironi se ëndrra e Muratit ka qenë të vrasë një armik, por gjatë gjithë kësaj kohe s’ka gjetur kë të vrasë. Madje, ai tregoi se të gjitha këto akuza hidhen virtualisht sepse në të vërtetë Osman Murati e ka djalin zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

“Osmonja kishte pasion të bëhej oficer kufiri e të vriste “diversantë”. E kuptoi shpejt se kjo punë kishte privacione dhe e la shkollën 3-vjeçare në vitin e dytë të saj “për arsye shëndetësore”. Mirëpo gjithë jetën ëndërroi për të vrarë një “armik” me plumb e nuk gjeti.

Dje zgjodhi të vrasë Agron Tufën teksa hodhi postimin bashkëlidhur, një tekst terrorist, ordiner e banal, tipik për llojin e tyre. E kuptoi gafën dhe e hoqi shpejt. Osmonja lufton me “armikun” virtualisht, ndërsa djali i tij, bekimi është drejtor në një agjenci në varësi të Ministrisë së Brendshme ku nuk bëhet asgjë. Sigurisht edhe ky “rilindi” më 2013. Nga do ngjajë tjetër?, përfundoi shkrimin Kastriot Dervishi.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: agron tufakastriot dervishiosman murati
Pas

“Nëse do goca mirë”, nëse s’do prapë duhet të thotë po”, 18-vjeçarja i kërkon ndihmë kushëririt që të mos e fejojnë (Video)

Para

VIDEO/ Nëna mëson djalin e mitur të vjedhë celularin, gjithçka ndodhi për 1 minutë e gjysmë në një lokal te “Pazari i Ri”

Para
VIDEO/ Nëna mëson djalin e mitur të vjedhë celularin, gjithçka ndodhi për 1 minutë e gjysmë në një lokal te “Pazari i Ri”

VIDEO/ Nëna mëson djalin e mitur të vjedhë celularin, gjithçka ndodhi për 1 minutë e gjysmë në një lokal te “Pazari i Ri”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

Shkodër/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë për sigurinë në akse, 2227 masa të vendosura në dy javë

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

31 të vdekur nga bombardimet ruse në Kiev, Trump reagon ashpër: Sulme të neveritshme. Do të vendosim sanksione shtesë për Moskën

Tragjedi në Jerusalem! Punonjësi i kopshtit zoologjik u sulmua nga një leopard, ndërron jetë në spital pas plagëve të marra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.