17:32 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Do t’i lë rehat ta rrëzojnë Ramën”, Murrizi ironizon Bashën: Do të futem në Parlament pas datës 16

19:59 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do t’i lë rehat ta rrëzojnë Ramën”, Murrizi ironizon Bashën: Do të futem në Parlament pas datës 16

Deri më datë 16 mars nuk do të futem në Parlament. Këta duan të largojnë Ramën dhe të futen vetë sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Pse nuk shprehet PD për qëndrimin e zgjedhjeve të qershorit?

Kështu është shpreHur Myslim Murrizi, deputeti i zgjedhur nga listat e Partisë Demokratike në rrethin e Lushnjes në zgjedhjet e kaluar parlamentare, i cili nuk iu bashkua vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

Gjatë një interviste në Televizionin Fax News, Murrizi tha se deri me 16, shkurt kohë kur sipas tij Basha ka paralajmëruar rrëzimin e Ramës, nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, dhe pas kësaj date tha ai, do të vijonte të kryente detyrën për të cilën është zgjedhur.

“Do ti lë rehat ta rrëzojnë deri më datë 16, pas kësaj date do të futem në Parlament. Basha ka paralajmëruar se me protestën finale që do të mbahet në këtë dëtë, do të rrëzojë Edi Ramën, unë pas kësaj date do të marr pjesë në punën e Parlamentit, për të cilën edhe jam votuar. S’jam bërë deputet me vendimin e komunistëve rrotull Bashës”, deklaroi Murrizi.

Ai gjithashtu hodhi poshtë zërat për një konflikt që mund të ketë ndodhur midis tij dhe kreut të opozitës duke deklaruar se nuk ka patur kurrë një përplasje të tillë.

Murrizi foli edhe për vendimin për ta përjashtuar atë nga të gjitha atributet në Partinë Demokratke duke thënë se, vendimi për përjashtimin e tij nga PD ishte qesharak.

Ai foli edhe për cështjen që ka ngritur opozita lidhur me shitblerjene votës, duke argumentuar se ky fenomen ka filluar të ndodh që në zgjedhjet e vitit 2015. Sipas tij, të thuash se janë vjedhur votat në 2017 tani, është dika e papranueshme.

“Vota ka filluar të shitet e blihet që në vitin 2005. Të thuhet sot se janë vjedhur votat në 2017 e papranueshme. Shumë kolegë brenda grupit parlamentar të PD kanë qenë kundër djegies së mandateve. Koha do ta tregojë se sa i saktë ishte vendimi im”.

Murrizi foli edhe për qëndrimi e pa qartë të opozitës lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale si edhe për mënyrën se si po qeveris kryeministri Rama.

“Nga e dinë këta që edhe zgjedhjet e qershorit nuk do të vidshen? Pse nuk shprehet PD për zgjedhjet e qershorit? Rama i zëvendëson ministrant si kukulla, e mbolli vendin me drogë dhe i dëboj shqiptarët nëpër botë”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/416465299111028/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: IronizonMyslim Murrizipas dates 16
Pas

Fitojnë të drejtën e punësimit në shtet, publikohen 330 emrat e infermierëve (Lista)

Para

Devoll/ Makina merr flakë në ecje, detajet e para të ngjarjes

Para
Devoll/ Makina merr flakë në ecje, detajet e para të ngjarjes

Devoll/ Makina merr flakë në ecje, detajet e para të ngjarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.