15:59 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do t’i ngordh këto 50 kokë e do marr kalamajt të largohem, s’kam ku të vete më”, fermerët në Fier bëjnë apel për ndihmë: S’kemi shpresë tek qeveria (VIDEO)

21:37 | 08/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do t’i ngordh këto 50 kokë e do marr kalamajt të largohem, s’kam ku të vete më”, fermerët në Fier bëjnë apel për ndihmë: S’kemi shpresë tek qeveria (VIDEO)

Uji i përmbytjes së Vjosës vazhdon të mbajë nën pushtetin e tij qindra hektarë tokë bujqësorë në Povelsh të bashkisë Fier si dhe dhjetra banesa e stane bagëtish.

Rruga qe përshkojnë çdo ditë prej një jave, Renato dhe Besnik Varfi dy vëllezërit nga Povelsha të cilët janë të detyruar për të mbërritur tek stani ku kanë bagëtitë është e përmbytur me më shumë se një metër ujë.

Ata kanë rrëfyer për gazetarin e Fax News, Edmond Hoxhaj, se rrugën të mbuluar me më shumë se një metër ujë, e pëshkojnë tre deri në katër herë në ditë, për të ushqyer bagëtitë e tyre.

“Mbi 1 metër e gjysëm ka qenë, unë këtë rrugë e përshkoj prej rreth 100 metra 200 metra në ujë për ditë gati 3-4 herë. Duke ngritur bazën ushqimore në krah, duke ngritur dhe bagëtitë që kam nxjerr këtëj më të shumta se më dështonin po ti lija atje.50 krerë bagëti më dështojnë automatikisht komplet. Humbja mbi 10 milion lekë të vjetra. Tani nuk kam as bazë ushqimore asgje.”

Gazetari i Fax News: Apeli që ju keni?

Qytetari: Zoti e di lart!

 Ndërkohë që një qytetarë tjetër shprehet se “skemi shpresë sepse jemi të djegur edhe në 2015 kemi qenë edhe të rrezikuar edhe të braktisur”

Ndërkohë ato pretendojnë se ndihmat e bazës ushqimore janë ndarë në mënyrë selektive bazuar te bindjeve politike ashtu sic ndodhi dhe dy vite më parë.

“ Për ne familjarisht është politike, po,po politike dhe ne kërkojmë ndihme vetëm nga partia demokratike asnjë fije kashte më dhe unë do ti marr të 50 kokët që unë i kam  i bëj thirrje vetëm dëgës së PDsë Lulzim Bshës të më ndihmojë. Edhe kostumet që po vijnë me militantë të partisë duke i shpërndarë natën. Mbrëme konkretisht mbrëme kur janë ndarë të gjithë baza ushqimore e bagëtive mua më kanë dhënë dy thasë  të tjerët kanë marrë nga 20, 30 kuintale misër edhe grur edhe thasë mieli  për hime edhe na provokonin që të bënim ndonjë incident natën. Kjo është e vërteta çfarë të them më!  Do ti ngordh këto 50 kok bagëti e do marr kalamajtë e të iki. Do iki jashtë shtetit skam ku vete më!” shprehet njëri prej tyre.

Një tjetër fermer, Agron Hyka edhe pse i verbër përpiqet të përballojë situatën e krijuar në fermën e tij si pasojë e vëshimit të Vjosës. Ai ankohet se institucioinet shtetrore nuk kanë kryer verifikimet për dëmet dhe gjithashtu shton faktin se ndarja e ndihmave ka qenë selektive.

“ Gjendja është alarmante jemi mbytur që të premten, mbrëmë në darkë kanë ardhur ndihmat, jam trajtuar me një thas misër jo grurë misër. Debatova me atë zotërinë atje dhe më dha dhe dy thasë hime mua. Po qe për ndihmat mbrëmë u ndanë në mënyrë skandaloze,  selektive, me 100 milion për qind.7 dit me 50 kg grurë 21 kok krerë bagëti,  është turp nga Zoti. Hjadutët që qenë në 2015 janë edhe tani. I bëjmë thirrrje qeverisë direct  presidentit kryeministri  të vëri dorë se përëndia që është një e shok nuk ka, sidomos këtu në Hoxharë e Darzezë sidomos në të Hoxhrës jemi të më të izoluar më të diskriminuar”tha ai për mikrofnin e Fax News.

Ndërkohë ato kanë humbur shpresën se mund të kenë ndihmë këtë vit, sepse sipas tyre askush nuk ka shkuar për të konstatuar dëmet.(M.Q/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?v=rb6JPMUdzAM&feature=youtu.be

Etiketa: Fierpermbytjepovlesh
Pas

Përmbytjet/ Serbia 100 mijë euro për Shqipërinë

Para

Dibër/ Shpërthim me eksploziv në banesë

Para
Dibër/ Shpërthim me eksploziv në banesë

Dibër/ Shpërthim me eksploziv në banesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.