Dy studente të Universitetit të Tiranës dhe që bëjnë pjesë tek Lëvizja për Universitetin, ishin të ftuara në studion e lajmeve të Fax News ku folën për protestën e 4 Dhjetorit e paralajmëruar të mbahet në këtë datë në orën 11:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Joana Meraja dhe Flavia Osmani folën për problematikat që kanë Fakultetet, ndërsa deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e objektivit kryesor të tyre që është anullimi i Ligjit mbi Arsimin e Lartë.
“Me këtë nismën që ka marrë bashkia, kemi ulje çmimi në transportin ajror por jo për atë urban dhe interurban. Në fakt përprara se të premtohej Karta e Studentit ka egzistuar baboneja e studentit e cila ishte në një numër të kufizuar.
Ne nuk ndjehemi të kërcënuar dhe të frikësuar, kështu ndjehen zyrtarët dhe shtetarët që kanë përfituar paratë e taksapaguesve. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Protesta e datës 4 Dhjetor do të nisë nga Fakukultetet dhe në orën 10:00 do të jemi para godinës së Ministrisë së Arsimi”, tha Joana Mereja.
“Protesta do të zhvillohet më 4 Dhjetor në orën 11:00, se sa e tensionuar apo si do të precipitojë kjo mbetet të shikohet sepse nuk e dimë ne sot. Ne dimë vetëm që ka një protestë ku do të shprehet pakënaqësia e studentëve. Protesta e parë shkoi ashtu siç shkoi sepse nuk kishte një organizim, ndërsa këtë vit Lëvizja për Universitetin po punon çdo ditë për orgazimin e saj.
Shpresoj të shkojë ashtu siç është parashikuar. Nëse vjet nisi si një përfshirje e madhe dhe pa përcaktim kohor, këtë vit kemi organizuar tryeza diskutimi në çdo Fakultet, dhe në çdo tryezë për të shmangur këtë lloj çorganizimi kemi paraprirë gjithçka. Ky përvjetor na pret më të organizuar dhe shpresoj që të arrijmë në anullimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Kemi gjetur mbështetjen e pedagogëve, sepse ky ligj nuk na ndihmon apo nxjerr problem vetëm ne. Ka patjetër edhe pedagog si njëri që erdhi për të prishur takimet tona, I cili ka gjithë familjen në punë aty. Ne si pedagogë dhe si studentë jemi pjesë e një trupe të tërë që përbën universitetin”, tha Flavia Osmani.
(F.GJ/FAXWEB.AL)