Ka nisur shoqërimi me forcë i banorëve të Astirit pas protestës së tyre përpara ambienteve të Kuvendit. Nga ana e policisë është përdorur dhunë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë dhe të veshur si civilë.
Djali të cilin policia po e shoqëronte me forcë ishte vetëm 17-vjeç, po kjo nuk e ka ndalur dhunën e policisë ndaj tij.
‘’Jam 17-vjeç o ju q*fsha ropt”, dëgjohet të thojë i riu pas goditjeve të marra.
Mes personave që kanë ndërhyrë për të tejkaluar konfliktin kanë qenë dhe deputetët e LSI-së, ndërsa Luan Rama shihet që t’i heqë nga duart e policisë një prej të rinjve.
Ndërkohë që arrestimet kanë nisur dhe pranë spitalit të Traumës në Tiranë, gjithccka ka ndodhur live në praninë e mediave dhe të deputetëve të PD-së.
Duket se pas sinjalizimit të kryeministrit Edi Rama se dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet, efektivët kanë nisur shoqërimet në masë.
Videot e mëposhtme tregojnë dhunën e ushtruar gjatë shoqërimit të banorëve:
https://www.youtube.com/watch?v=erF5ia1Fgm0&feature=youtu.be
Çfarë shkruante Rama pak minuta më parë:
Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga.
Nga kjo protestë sipas burimeve nga ana e policisë kanë mbetur të lënduar 12 persona, 2 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.
(E.K/FAXWEB.AL)