“Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshillë, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”
Kjo është përmbajtja e SMS porosisë kërcënuese, që prokurorja Vilma Ruskoska ia dërgoi gjykatësve të Apelit, të cilët e liruan Katica Janevës nga Shutka dhe urdhëruan arrest shtëpie. Gjykatësi Safet Kadriu, i cili është pjesë e Këshillit që liroi Janevën nga Shutka në shtëpi, ishte i përmbajtur dhe nuk komentoi para kamerës për “telenovelën” e mbrëmshme në relacionin Ruskovska-Apeli.
Pra, ka një mesazh të tillë SMS, të dërguar tek një gjykatës? –Po ekziston. Do ta shihni njoftimin për shkurt kohë”-tha Safet Kadriu, gjykatës i Apelit.
Mesazhi i Ruskoskës e ngriti në këmbë Apelin e Shkupit. Gjykatësit në Kolegjium dolën me qëndrimin se sjellja e prokurores është një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe një ndërhyrje e rëndë në punën e gjykatës.
Sjellja e këtillë e prokurorit publik paraqet shfrytëzim të pozitës si prokurore publike dhe përmes paraqitjes publike të imponohet ekzistimi i elementit të korrupsionit gjatë veprimit të Këshillit penal dhe të ngitet dyshim i pabazë dhe paushall rreth plotfuqisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit penal”-thonë nga Gjykata e Apelit.
Ndonëse Apeli e dënoi sjelljen e Vilma Ruskoskës, Prokuroria publike në SMS porosinë e shefes së Prokurorisë për kriminalitet të organizuar dallon vetëm reagim në afekt.
Reagimi i prokurorit publik kompetent në këtë lëndë duhet të kuptohet si shprehje e dëshpërimit momental”-thonë nga Prokuroria Publike.
Zënkën në relacion Gjykatë-Prokurori, e akuzuara Katica Janeva e ndjek nga shtëpia. Pas 92 ditëve në paraburgim, ajo natën e kaluar e kaloi në banesën e djalit të saj Llazar. Sot e vizitoi avokatja e saj Irena Fërçkovska. Janeva është mirë. Ata kanë biseduar, por Janeva ka nevojë për pushim. Për Fërçkovskën, vendimi i Apelit është i ligjshëm, ndërsa sjellja e Ruskoskës është skandaloze.
Nuk e kuptoj reagimin e Prokurorisë. Si e para, vlerësoj se është e pandershme, jodinjitoze dhe konsiderohet si një lloj presioni ndaj gjyqësorit. Opinioni fiton përshtypjen se vendimet merren jo në mënyrë të ligjshme, por nën ndikimin e disa rrethanave tjera, kështu që vlerësoj se kjo është e palejueshme dhe e paarsyeshme”-pohoi Irena Frçkovska, avokate e Katica Janevës.
Sjelljen e Vilma Ruskoskës e dënoi edhe Këshilli gjyqësor. Sipas tyre, sjellja e prokurores është përzierje e qartë në punën e gjykatës.