01:30 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Do trafikohej drejt Italisë, sekuestrohen rreth 1 ton e gjysmë drogë në Vlorë fshehur në tunele të nëndheshme (FOTOT)

09:40 | 16/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do trafikohej drejt Italisë, sekuestrohen rreth 1 ton e gjysmë drogë në Vlorë fshehur në tunele të nëndheshme (FOTOT)

1255 kilogramë lëndë narktotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruear gjatë operacionit të koduar “Underground”. Është vënë në pranga shtetasi Ilirjan Borakaj 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi të Vlorës.

Sasia e madhe e drogës u u gjet e fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj.

Në fshehjen e saj dyshohet se ka marrë pjesë vëllai i të arrestuarit, shtetasi Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg).

Detaje të Policisë së Vlorës:

Policia finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar “UNDERGROUND” ! Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme më lëndë narkotike prej 1 Ton e 255 Kilogram, e dyshuar si Cannabis Sattiva ! Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi: 1- Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Peshkëpi, Vlorë, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike me peshë prej 1255 kilogram, e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.

Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës. Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër keto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i Ilirjan Borakës, shtetasi Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis), – 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj, – makineri për presimin e lëndës narkotike, – fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje. Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1133″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: arrestimdrogekerkimsekuestrimtunelevlore
Pas

E frikshme në Tiranë, urbani merr përpara drejtuesin e biçikletës (VIDEO)

Para

LIBRA rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje, Ben Blushi: Nuk është mendje e Bibave të KQZ-së, por e bandës së Rilindjes

Para
Ben Blushi: Zgjedhjet e para elektronike të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri, do të zhvillohen më…

LIBRA rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje, Ben Blushi: Nuk është mendje e Bibave të KQZ-së, por e bandës së Rilindjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.