Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 taksistë, të cilët akuzohen se transportonin ilegalisht klandestinë afganë.
3 shoferët do të bënin kalimin e 12 shtetasve afganë në mënyrë të paligjshme drejt Malit të zi.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Arben Koshi, Gëzim Molla, Idaet Buqa akuzohen se kundrejt pagesës ata transportonin emigrantët, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Arrestimi është kryer në Shkodër në momentin kur shtetasit afgane po hypnin në mjete.
(K.H/Faxweb.al)