5 mjekë dhe 5 infermierë janë karantinuar për shkak se u kujdesën për të aksidentuarin që rezultoi pozitiv me COVID-19, ditën e djeshme.
Mësohet se personelit mjeksor pritet që ti bëhet tampon pas 5 ditësh. Mjekët kanë qenë të veshur, por janë karantinuar në zbatim të protokollit.
Dy të rinjtë u aksidentuan dy ditë më parë në Durrës dhe u janë marrë edhe analizat dhe bërë testimet për koronavirusin dhe që fatkeqësisht kanë rezultuar pozitiv.
Burime bëjnë me dije se ata u dërguan dje në Spitalin e Traumës ku morën ndihmën mjekësore ndërsa pas analizave u konfirmuan si pozitiv me Covid-19.
Të infektuarit janë dërguar për trajtim më të specializuar, njëri prej tyre tek Spitali Infektiv (QSUT), dhe tjetri tek Sanatoriumi.