Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë marrë pjesë në një takim me administratorët e shkollave dhe drejtoritë e transportit, për të dhënë porositë e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor.
Edhe njëherë ministri Balla e vuri theksin te goditja e grupeve që shpërndajnë lëndë narkotike nëpër shkolla. Teksa shtoi se duhet të shtohen masat nëpër shkolla, për një mbarëvajtje të procesit mësimor. Balla e vuri theksin në luftën kundër krimit dhe fenomeneve negative në perimetrin e shkollës.
Të pranishëm në takim, kanë qenë edhe efektivët e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.
“Unë e kam ndarë mendjen që tua nxijmë jetën spacatorëve. Këtë nuk ma luan dot njeri mendjen. Dhe dua që këtë përpjekje të madhe, shumë kanë thënë që është e vështirë, është lehtësisht i arritshem, nese behemi bashkë, nje koalicion kundër përdorimit të lëndëve narkotike nga të rinjtë. Të bëjmë historinë tonë të suksesit në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ju uroj një vit shkollor të suksesshem. Falenderoj kryetarin e bashkise dhe të gjithë. E vërteta është se qytetarët mezi e presin”– u shpreh ndër të tjera Balla.
Sakaq Veliaj tha se eshtë një përgjegjësi e madhe e gjitha mbarëvajtja e procesit, si në cerdhe, kopshte apo shkolla, pasi prindërit iu kanë besuar gjënë më të shtrenjtë, fëmijët e tyre.
“Jemi pjese e nje skuadre, kemi uniforma të ndryshme dhe kur një prind sjell femijen ne shkollë, na ka besuar gjenë më të shtrenjtë, të tjerat janë rraqe. Na kanë besuar me jetë, asetin më të çmuar, fëmijën e vet. Ne e marrim shume seriozisht kete pergjegjësi të madhe. Jemi nje skuader pavarësisht ngjyrave të ndryshme”– theksoi Veliaj.