Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaron për mediat që ajo ka ndodhur në kampin MEK ishte vetëm një zbatim i vendimit të gjykatës, sakaq kanë qenë anëtarët e organizatës, të cilët nuk kanë pranuar as ta lexojnë vendimin dhe i kanë bërë rezistencë më pas.
Çuçi u bën thirrje për të reflektuar dhe të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar, ndonëse do të vazhdojë respektimi i marrëveshjes, për të cilën thotë se kanë qenë vetë anëtarët të cilët e kanë shkruara dhe e kanë shkelur.
Në lidhje me deklaratën e bërë nga Këshilli i organizatës MEK në Paris, Çuçi megjithëse nuk është i sigurt për emërtimin që ka, ka kërkuar të tërhiqet deklarata pasi nuk është e vërtetë që mund të jetë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve.
Pyetje: Çfarë aktiviteti të paligjshëm po kryenin anëtarët e MEK-ut dhe a ka lidhje me sulmet në Shqipëri gjatë vitit të kaluar?
Çuçi: Ajo që ndodhi sot ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës, marrëveshja do vazhdojë po duhet të ketë dhe një reflektim nga anëtarët me sjelljen ndaj institucioneve shqiptare dhe zbatimit të ligjit. Veprimet që bënë sot treguan që nuk janë gati për të zbatuar ligjet në Shqipëri. Sigurisht që do t’i mbrojmë, por edhe ata të sillen brenda marrëveshjes që kanë shkruar vetë.
Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet prokurorisë, nuk është ministri i brendshëm për të thënë çfarë krimi kanë kryer ata. Prokuroria po heton, duhet të pyesni atë. Aq më tepër që Prokuroria ka dhe sekretin hetimor brenda.
Ata kanë kryer aktivitet politike, kanë botuar gazeta politike. Nuk duhet të bëhej. SPAK është duke hetuar, për të siguruar provat mbi dyshimet që kanë.
Pyetje: Keni marrë informacione për aktivitet terrorist?
Çuçi: Dua t’i bëj të qartë Këshillit si quhet të muxhahedinëve në Paris, që nuk ka pasur dhunë në asnjë moment. E kundërta ka ndodhur, ata i kanë bërë rezistencë veprimeve të policisë. Vendimet e Gjykatës nuk diskutohen. Nuk pranon as ta merrnin vendimin për ta lexuar. Ajo deklarata për dhunë duhet të tërhiqet mbrapsht, le të marrin dhe pamjet e njerëzve brenda. Të jenë të qartë që çdo vendim duhet të respektohet deri në fund.
Amerikanët nuk janë pjesë e marrëveshjes, nuk janë ndërmjetës. Janë partnerët tanë më t ngushtë dhe jemi në një linjë sa i takon zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe në Shqipëri.