Një 63-vjeçar ka rënë në pranga e policisë pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe të gjerë toke në Selenicë. Sipas policisë Ylli Hoxhaj, banues në fshatin Mavrovë dyshohet se është autori i zjarrvënës së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.
Mësohet se nga zjarri janë djegur 150 hektarësh pyll-shkurre, një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë.
DETAJE:
Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë. Shtetasi Ylli Hoxha, dyshohet se është autori i zjarrvënës së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)