Debatet e vazhdueshme me partnerin e saj, Ardian Gjika e kanë detyruar 42 vjeçaren Rudina Kishta t’i vërë flakën banesës ku ata të dy jetonin. Në deklaratën që 42 vjeçarja ka bërë në polici, ka zbuluar se Ardian Gjika, partneri i saj pinte alkool në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo ishte një nga motivet që e nxitën të merrte të tillë veprim.
Në polici ajo ka zbuluar se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.
Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42-vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t’i hiqte qafe që të mos vuanin.
(J.D/Faxweb.al)