Desara Mancellari, është vajza e cila më 2 Prill të këtij viti dogji katër makinat e ish- të dashurit të saj, F.Papajani.
Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka marrë vendimin për 23 vjeçaren, duke vendosur për 28 muaj burg.
Pas 6 seancash gjykata penale e Tiranës ka dënuar vajzën e cila po ashtu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar uljen e dënimit me 1/3 dhe pse ishte nën akuzë për shkatërrim prone me zjarr.
23-vjeçarja u prangos nga policia e Tiranës dhe aso kohe gjykata e Apelit vendosi të caktojë ndaj saj masën e sigurisë hetim në gjendje të lirë me mbikqyrje elektronike. (MD/SHUPLAKA)