Doktor Halim Kosova ka qenë politikani me të cilin është përfaqësuar Partia Demokratike në festën 26-të të themelimit të Partisë Socialiste.
Kosova u takua personalisht me kryetarin e PS, Rama dhe është filmuar nga kamerat duke dorëzuar një dhuratë. Ai i ka dërguar një album veprash arti me mbishkrimin “70 vjet Monument i Jetës”.
Halim Kosova ka qëndruar në krah të bashkëshortes së kryeministrit Lindës, dhe ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ishte i lumtur që PD kishte zgjedhur deputetin Kosova si përfaqësues.
“Falënderoj Halim Kosovën për praninë e tij. Me gjithë respektin për profesor Halimin që është këtu më të mirë se ne nuk ka.
Për të mos filluar këtu për fjalimet e fushatës elektoralë, se po qe se do të votonim këtu vetëm një votë kundër do të kishim”, tha Rama.
(M.D/Shuplaka)