Ronaldo Kasaj një 19-vjeçar nga Vlora rrezikon jetën e pasi është i sëmurë me tumor malinj që e ka prekur në pjesnë e poshtme të veshit.
Prindërit thonë se kanë 8 muaj që po luftojnë me sëmundjen në spitalin ‘Nënë Tereza’ por gjendja e djalit nuk është përmirësuar.
Ndërkohë doktori që e ka marrë përsipër sipas familjarëve është “dorëzuar” pasi në spital ka mungesë ilaçesh për këtë rast.
Prindërit e 19-vjeçarit kërkojnë ndihmë urgjente për ta dërguar djalin e tyre drejt Italisë për ti shpëtuar jetën.
Në lidhje me këtë rast të dhimbshëm, aktivisti Besjan pasha i ftuar në ‘Fax News’, ka bërë thirrje për ndihmë, dhe njëkohësisht ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit, që sipas tij u jep miliona euro shokëve dhe klientëve të tij, me anë të koncensioneve për të cilët paguajnë qytetarët, por në fund nuk marrin shërbimin.
“I lëmë njerëzit që të vdesin që të pasurohet Vilma Nushi, shoqja e kryeministrit apo ndonjë deputet, është tmerr që dikush po pasurohet me para që do duhet të shkonin për të shëruar njerëzit.
Këtu sdi ku të plasesh, duhet të ndërhyjë prokuroria, nuk mund të paguajmë për një shërbim që nuk jepet. Vetëm në Shqipëri ndodh që të paguajë qytetari pa marrë shërbim, ne po bëjmë kontrata, po paguajmë për inceneratorët sikur i djegin plehrat edhe pse nuk kanë nisur ende punë, e tillë është kontrata e rrugës së Kukësit , e aeroportit të Vlorës që ne paguajmë, nga ana tjetër kur shkon hallexhiu në spital i thonë që nuk kemi lek për të paguar ilaçet”, tha ndër të tjera Besjan Pesha.
Ai më tej bëri thirrje që qeveria duhet të tërhiqet nga praktika e koncensioneve ku qytetarët paguajnë për të marrë shërbimet por nuk u jepen nga koncensionari i cili sipas tij “pasuraohet në kurriz të qytetarëve se është mik /klient i kryeministrit.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post