18:08 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DOKUMENT I RI/ Zbardhen provat për ish agjentin e FBI, lidhjet dhe takimet me qeverinë Rama, Kosovës dhe Malit të Zi, nga pagesat dhe dhuratat nga 2017…

09:09 | 26/01/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
DOKUMENT I RI/ Zbardhen provat për ish agjentin e FBI, lidhjet dhe takimet me qeverinë Rama, Kosovës dhe Malit të Zi, nga pagesat dhe dhuratat nga 2017…

Mediat shqiptare dhe ato botërore po “ziejnë” sa i takon skandalit me ish agjentin e FBI Charles McGonigal, dhe lidhjet me Shqipërinë, pas takimeve “sekret” që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe shumës prej 225 mijë dollarë që ai ka marrë nga një ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, më konkretisht Agron Neza, që në dosje identifikohej si “Personi A”.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Për PS këto akuza janë veçse një tymnajë e ngritur nga opozita vetëm me qëllimin për të hequr vëmendjen nga provat e reja sa i takon cështjes së “21 janarit”.

Faxnews ndërkohë ka disponuar provat e ish agjentit te FBI që janë marrë në shqyrtim nga gjykata Uashington.

Janë pikërisht disa komunikime, mesazhe të cilat faktojnë marrëdhëniet që ish agjenti i FBI ka pasur me politikanë në Shqipëri, ku nuk përjashtohet kryeministri Edi Rama apo njerëz të afërt me të, qeverinë e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në dosje citohen edhe dhuratat dhe pagesat që ish agjenti i FBI, ka marrë. Mes mesazheve jane edhe ato me Agron Neza, ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, i cili dyshohet se i ka dhënë pagesat McGonigal.

Zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Sipas akuzës, McGonigal u takua me “Personin A” në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama, i tillë që kishte një adresë emaili zyrtare të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Gjatë këtij udhëtimi, McGonigal raportohet të jetë takuar edhe me një person tjetër të përshkruar si “biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i pati kërkuar McGonigal të hetojë një tentativë për vrasje kundër tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të hetojë lidhjet e Ramës me këtë aferë dhe paralajmëroi kërkesën për hetim parlamentar për ato që ai i quajti “lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme”.

Ndërkohë dje në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë. Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit.

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

 

Pas

Shkoi për të peshkuar në Seman, zhduket prej dy ditësh i moshuari, dyshohet se…(EMRI)

Para

Një kandidat i përbashkët për Elbasanin? Alibeaj: Na duhet një fitues, jo i njëanshëm

Para
Asnjë deputet i Berishës i pranishëm, Alibeaj dhe “grupimi” i tij përfundojnë takimin me ambasadorët, çfarë u diskutua

Një kandidat i përbashkët për Elbasanin? Alibeaj: Na duhet një fitues, jo i njëanshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreth 75,000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria

Dosja “Veliaj”/ SPAK bën të penduar financieren e Ajola Xoxës, Adela Kondakçiun

Mbyti babanë e saj me tel dhe e kallëzoi në polici si aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja në Fier(EMRI)

Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në, mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos

Zelensky miraton projektligjin e ri pas protestave masive, synon mbrojtjen e agjencive antikorrupsion dhe pavarësinë nga ndikimi rus

Tragjedi në Lagunën e Patokut, dyshohet se është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

Zjarr i madh në kufi, flakët nisën në Shqipëri dhe u përhapën drejt Greqisë

Gratë australiane u detyruan të bëjnë kontrolle gjinekologjike pasi hipën në fluturimin e Qatar Airways, kërkojnë drejtësi

Përkeqësohet situata në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin tragjik: 81 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja

Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes nga mesazhet mashtruese që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.