02:02 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dokumentari/ Zbulohen sekrete në La Liga, të fshehtat e largimit të Zidane dhe lufta kundër racizmit: Unë jam i zi…

18:38 | 23/08/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dokumentari/ Zbulohen sekrete në La Liga, të fshehtat e largimit të Zidane dhe lufta kundër racizmit: Unë jam i zi…

Çdo punë ka një sekret dhe për këtë punohet shumë për mbajtjen e tij. Në kampionatin spanjoll, duket se këto sekrete nuk do të jetojnë më të fshehur e të mbyllur, por do të dalin në dritë ku të gjithë do t’i shikojnë.

Kompania me emrin “Amazon Prime” do ta lëshojë një dokumentar rreth sekreteve të La Ligas. Këtu do mund të shikohet edhe ankesa e Florentino Perezit për ish-trajnerin, Zinedine Zidane.

Perez në sezonin e kaluar gjatë një ndeshje të kampionatit, ndaj Eibar ku takohej me presidenten e këtij klubi, Amaia Gorostiza, ankohej te ajo për sezonin e dobët,  ku Real Madridi ishte 15 pikë pas liderit.

“Përveç ndeshjes të së martës (një fitore mysafir ndaj PSG në Ligën e Kampionëve) ka qenë një sezon i tmerrshëm”, shihet tek i thotë Perez zonjës Gorostiza.

Reali  fiton në atë ndeshje me vështirësi 2-1 me një gol të Cristiano Ronaldos në fund. Videoja e paraqitet për herë të parë në serinë e dokumentareve “Six Dreams” të Amazon Prime Video. Sipas videos shkarkimi i Zidanes do të ishte i sigurt, por suksesi në Ligën e Kampionëve e shpëtoi.

Përkundër fitores me Liverpoolin në Kiev në finalen e Ligës së Kampionëve, ai vendosi të largohej. Videot vijnë nga gjashtë skuadra, dhe kanë gjashtë episode, e ndër ta është edhe momente të brendshme në dhomat e Sevillas, ku trajneri Eduardo Berizzo shkarkohet, kur ishte duke u shëruar nga operacioni i kancerit, shkruan Telegraf.

Berizos ishte diagnostifikuar me kancer të prostatës dhe para operacionit të tij, ai mban një konferencë shtypi në Sevilla për të falënderuar të gjithë. Kamerat kapin një moment të mrekullueshëm midis trajnerit dhe zyrtarit për shtyp të klubit, Jesus Gomez.

Berizzo u kthye në punë vetëm 17 ditë pas operacionit të tij. Para ndeshjes me Manchester Unitedin ai u shkarkua dhe ishte periudhë para Krishtlindjeve.

“Futbolli është i tillë”, kishte thënë presidenti i klubit, Jose Castro Carmona, pasi e shkarkoi.

“Six Dreams” është përpjekur që të tregojë se në La Liga ka gjëra të bukura edhe në klubet e tjera, ju vetëm tek dy të mëdhatë. Rastet e trajnerit Berizzo dhe presidentes së Eibar, Gorostiza, ai i mesfushorit meksikan të Betis, Andres Guardado. Pastaj një pjesë me drejtorin sportiv të Gironas, Quique Carcel.

Nuk mungojnë as momentet e bukura të mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez dhe atij të Atletico Bilbao, Inaki Williams. Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Williams, ka lindur në Bilbao, por ka luftuar shumë me qëndrimet raciste.

“Unë dua tua hap mendjet njerëzve”, thotë ai para një grupi të lojtarëve të rinj.Dua tu tregoj atyre që mendojnë se një lojtar i zi nuk mund të luajë për Athletic Bilbao ose se si një njeri i zi nuk është bask.Ju ende mund t’i dëgjoni në ditët e sotme këto fjalë. Si mund të luajë ky njeri i zi për Athletic Bibaon”.

“Unë jam i zi, por jam edhe bask, kam lindur këtu. Ndihem bask dhe dua tua hap dyert të gjithë njerëzit që luftojnë çdo ditë që të jenë pjesë e këtij klubi”, thotë në dokumentar Williams.

Nuk mungon as lamtumira e Fernando Torresit me Atletico Madridit./Sportplus

 

Etiketa: la ligasekretet
Pas

Nuk veprojnë me ndershmëri dhe etikë, ky është manuali që të duroni kolegët tuaj arrogantë

Para

Facebook me probleme, fshihen postimet e miliona përdoruesve

Para
Facebook me probleme, fshihen postimet e miliona përdoruesve

Facebook me probleme, fshihen postimet e miliona përdoruesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.