Arben Myzeqari është biznesmeni nga Fieri që ka kallëzuar Arkivin Qendror të Shtetit se ka arkivuar dokumente të falsifikuara. Myzeqari ka pasur një process gjyqësor me familjen Resuli në Fier ndërsa thotë që prokuroria e këtij qyteti është e korruptuar.
I ftuar në Fax News, në emisionin Zgjohu biznesmeni deklaroi se prona që iu shemb bashkë me paratë që ia kanë blerë shtetit i kanë kushtuar 200 milionë lekë.
Myzeqari sfidon dhe drejtorin e Arkivave Ardit Bido, nëse ai e gjen në një dokument shtetëror që Fieri ka qenë prefekturë në vitin 1921, ai është gati të hetohet për kallzim të rremë.
“Unë tokën e kam blerë nga shteti dhe më pas doli privatI që pretendon se ka qenë pronë e tij. Ky dokument më ka marrë mua 200 milionë lekë investim, unë nuk jam njeri mashtrues, më njohin të gjithë. Nëse Ardit Bido më nxjerr që Fieri ka qenë prefekturë në vitin 1921 atëherë unë vetë le të akuzohem për kallëzim të rremë. Në Fier ka një organizatë mafioze që quhet prokurori, vendimi i gjykatës nuk legjitimon palën tjetër që të gëzojë pronën time. Prokurori Andi Kovaçi paguhet me paratë e shtetit dhe thotë në dosje ‘’Familja Resuli ka ngritje të lartë ligjore”, a e thotë një prokuror këtë?”, u shpreh Myzeqari.
Dje në Fax Nes u publikua dhe një tjetër rast ku Arkivat e Shtetit kishin marrë dokumente të falsifikuara, ndërsa denoncimi bëhej nga një qytetar nga Vlora. (LEXO KETU)
(E.K/FAXWEB.AL)