Bashkia e Lushnjës është autorizuar të lidhë kontratë për trajtimin e plehrave me inceneratorin e Fierit. Bazuar në në një relacionin që Fax News e disponon dhe që mban firmën e datës 14 tetor, thuhet se kryetarja e bashkisë Lushnje, Erisela Sefaj duhet të nisë negociatat, për arritjen e një marrëveshjeje për trajtimin e plehrave.
Ky autorizim vjen në një kohë kur inceneratori i Fierit nuk është në punë dhe administratorët e tij janë të shpallur në kërkim.
Inceneratori i Fierit duhej të ishte gati në 31 mars të 2021, sipas kontratës së rinovuar mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës kanalizimeve dhe Infrastrukturës së mbetjeve dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k”.
Sipas parashikimit fillestar në kontratën e nënshkruar me kompaninë “Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k” inceneratori duhej të ishte në funksion në shtator të 2019. Megjithatë, pavarësisht skadimit të afateve dhe shtyrjes së kontratës, ky impiant ende nuk është gati.
Discussion about this post