02:34 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DOKUMENTET/Biznesi që lidh Vilma Nushin me drejtoreshën e Edi Ramës

14:12 | 20/04/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DOKUMENTET/Biznesi që lidh Vilma Nushin me drejtoreshën e Edi Ramës

Një kompani e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, zonjën Shpresa Bello, ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit. Bëhet fjalë për kompaninë ‘Pegasus’ shpk, e cila pritet që pas pak ditësh të shpallet dhe fituese e koncensionit të laboratorëve. Kompania ‘Pegasus shpk’ rezulton në letra si 100% në pronësi të shtetasit Janis Karathano. Por një dokument i siguruar nga Hashtag.al tregon se në të kaluarën kjo kompani ka pasur një drejtuese të rëndësishme të quajtur Nazife Bello.

Madje, në dhjetor të vitit 2013, kompania ‘Pegasus’ e ka shpërblyer me një bonus prej 114 mijë eurosh zonjën Nazife Bello, e cila është e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministri, zonjës Shpresa Bello. Kompania ‘Pegasus’ rezulton e lidhur dhe me koncensionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Një raport auditimi i ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin  e ‘Check-Up’-it, ka zbuluar se në vitin kompania ‘Pegasus’ i ka dhuruar zonjës Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen. Granti i deklaruar mes dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve. Ndonëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut e ka paraqitur këtë kontratë si një prokurim, përtej kundërshtive të ekspertëve rezulton se marrëveshja në fakt është një kontratë ekskluzive koncensionare 2- vjeçare. Nga ana tjetër, shqyrtimi prokurimeve publike në vitet 2013-2016, tregon se kompania ‘Pegasus’, e lidhur me drejtoreshën Bello, ka përfituar tendera në vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga disa institucione spitalore. / Hashtag.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1637″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Etiketa: dokumentiedi ramalidhjavilma nushi
Pas

“Jam njeri, mund të vdes në çdo moment ”, Erdogan mohon akuzat se referendumi e bën diktator

Para

KQZ nis shqyrtimin e kërkesës për shtyrje të afatit të regjistrimit, PS dhe PD me argumente të kundërta (DETAJE)

Para
KQZ i vë kusht Blushit: Për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhësh 5 mijë firma

KQZ nis shqyrtimin e kërkesës për shtyrje të afatit të regjistrimit, PS dhe PD me argumente të kundërta (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.