Presidenti i vendit, i është drejtuar me një letër Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen.
Në letër thuhet se Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë, pasi i tregoi gishtin e mesit publikisht banorëve të Unazës. Gjithashtu, Meta shprehet se Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.
“Ambasadori Borchardt nuk është mirëpritur në Presidencë. Ambasadori ka komentuar dhe ka vënë në diskutim vendimet e Presidentit.
Gjithashtu, ambasadori bëri veprim të ulët ndaj banorëve të Astirit. “, thuhet në letrën e Presidentit Meta drejtuar zyrës së OSBE-së në Kopenhagen.
(K.H/Faxweb.al)