11:01 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Dokumenti/ Kampi me tela me gjemba në Valias ku punuan 200 robër gjermanë dhe 800 fëmijë

22:47 | 30/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dokumenti/ Kampi me tela me gjemba në Valias ku punuan 200 robër gjermanë dhe 800 fëmijë

Studiuesi Kastriot Dervishi, në një postim në rrjetet sociale ka nxjerrë informacione në lidhje me një kamp pune për të internuarit në Valias të Tiranës.

Kampi me tela me gjemba sipas asj që shkruan Dervishi ka shërbyer si vend internimi edhe për 800 fëmijë, sikurse edhe për 200 gjermanë.

POSTIMI I DERVISHIT:

Kampi tela me gjemba nr.3 (në fund nr.5), në Valias, Cërrik dhe Tiranë, në vitet 1948 – 1953

Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 e më pas atë 5. Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek. Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko – fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi. Sipas raportit të datës 13.8.1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë. Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë, të cilët regjimi “nuk i edukoi dot politikisht”.

Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:

-Gjithsej: 475 – 820 veta.

-Burra 70 – 152

-Gra 164 – 130

-Fëmijë 500 – 800

Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:

-Gjithsej: 741 (janar) – 872 (shtator)

-Burra 161 – 193

-Gra 284 – 325

-Fëmijë 296 – 350

Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:

-Gjithsej: mesatarisht deri 400 të internuar.

-Burra rreth 120

-Gra rreth 190

-Fëmijë rreth 90

Në vitin 1952 kampi zhvendoset në Cërrik. Në dokumentet që kemi trashëguar (gusht 1952) të komisionit të internimeve fillojnë të duken vendimet për dëbime në “kampin e Cërrikut”. Kampi ka funksionuar deri në fund të vitit 1952. Këtu kanë punuar në ndërtimin e uzinës së naftës.

Të internuarit janë shpërngulur dhe vendosur në kampin Tiranës (fabrika e tullave) i cili mori numrin 3. Te fabrika e tullave u sollën edhe të internuarit e shëndoshë që rrinin në Tepelenë. Puna këtu ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla, për të ndërtuar shumë pallate në Tiranë. Pasi kampi i Cërrikut është mbyllur, numrin 3 e merr kampi i Kamzës. Por numrin e nuk e mbajti më shumë se disa muaj. Pasi kampi i të burgosurve 5 (më vonë reparti 305) mori numrin 3, kampi i të internuarve Kamëz mori përfundimisht numrin 5. U mbyll në vitin 1953 me mbylljen e kampeve tela me gjemba.

Bashkëlidhur statistikat e internimeve të vitit 1952

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: kastriot dervishi
Pas

Toleranca fetare, myslimanët ndihmojnë ndërtimin e katedrales në Prishtinë (Video)

Para

Armina Mevlani deklaron: Po, blej shumë rroba të përdorura

Para
Armina Mevlani deklaron: Po, blej shumë rroba të përdorura

Armina Mevlani deklaron: Po, blej shumë rroba të përdorura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjes dhe miqve

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Ndahet nga jeta Artan Lame

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

Dosja ‘Toyota Yaris’, dënohet me 4 vite burg avokati Radovan Çela

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

Dy punonjësit e ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje, publikohet foto e viktimave

Zbardhet atentati në Durrës? Dy persona në kërkim për ndihmë ndaj autorëve të vrasjes së Ermir Dedjes

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 14 të arrestuar në orët e fundit, 13 makina të bllokuara dhe 6.000 masa administrative

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.