16:26 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DOKUMENTI/ KLGJ çon drejt zgjidhjes ngërçin me dosjen “Shullazi”, zbulohen emrat e 3 gjyqtarëve 2 prej të cilëve kundërshtohen nga të pandehurit

19:09 | 08/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria kërkoi 64 vite burg, sot merret vendimi për bandën “Shullazi”

Këshilli i Lartë Gjyqësor çon drejt zgjidhjes ngërçin e krijuar me gjyqin e themelit të grupit të Emiljano Shullazit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për të cilin ka vendosur me vendim të datës 06 mars. Kështu këtë proces gjyqësor do t’a gjykojnë dy gjyqtarë të komanduar dhe që nuk kanë status të posaçëm, si dhe e vetmja gjyqtare e kësaj gjykate që mund të marrë në dorë procesin.

Gazetari i Fax News Sokol Dema raporton se, KLGJ vendosi miratimin e ndryshimeve në vendimin nr.30 datë 14 shkurt 2019 “Për rregullat dhe proçedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”.

KLGJ ka miratuar 9 procese gjyqësore që kishin mbetur në ngërç, Fax News ka siguruar edhe dokumentin e miratimit të rregullave të reja, ndërsa përsa i përket një prej proceseve gjyqësore, ndër më problematikët, ajo e dosjes “Shullazi”, është vendosur që trupa gjykuese të përbëhet nga Albana Boksi, gjyqtare me status të posaçëm, si dhe dy gjyqtarë tashmë të komanduar, të cilët vijnë nga Gjykatat e Shkallëve të Para, Korçë dhe Tiranë, përkatësisht Etleva Temo dhe Artur Kalaja.

Emrat e këtyre dy të fundit kanë sjell reagime të forta të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre, të cilët i konsiderojnë jo të pranueshëm, pikërisht për shkak të mungesës së statusit si “të posaçëm”. Për këtë arsye, mbrojtësit e të pandehurve Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, në mungesë të gjykatave kryesore në vend për zgjidhjen e ngërçit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, kanë kaluar direkt në Gjykatën e Starsburgut. Përmes saj kërkohet marrja e masave provizore për zgjidhjen e çështjes, pasi sipas tyre, ky vendim është në shkelje flagrante e Kushtetutës dhe ligjit, dhe u ka mohuar të pandehurve të drejten për të vazhduar gjykimin në kushtet e paraburgimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DOSJA SHULLAZIEmiljano ShullaziKLGJ
Pas

“Tani po e besoj çfarë dashurie dhe shok kam patur”

Para

Amnistia për emigrantët dhe paga minimale, kreu i shoqatës së biznesit të vogël ironizon Ramën: Premtimi më kujton ‘300 mijë vendet e punës’

Para
Amnistia për emigrantët dhe paga minimale, kreu i shoqatës së biznesit të vogël ironizon Ramën: Premtimi më kujton ‘300 mijë vendet e punës’

Amnistia për emigrantët dhe paga minimale, kreu i shoqatës së biznesit të vogël ironizon Ramën: Premtimi më kujton '300 mijë vendet e punës'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transportonin kokainë me furgon në Itali/Shqiptari merr 6 vite burg, droga kapte mbi 1 mln €

Kievi dhe Moska bien dakord për një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës

Irani pranon dialogun me BE-në, SHBA do të ndjekë nga afër negociatat

Kundërshtime nga Spanja mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Izraeli godet dy të tretat e lançuesve raketorë iranianë, por konflikti me Iranin vazhdon i ndezur

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

Putin i hapur për takim me Zelensky-n vetëm në “fazen përfundimtare” të negociatave për paqe

Tym në kabinën e pilotit, ulje emergjente e avionit Athinë–Riga

BE drejt riarmatimit: Marrëveshje për 1.5 miliardë euro investime në mbrojtje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.