Vetëm pak minuta pasi kryeministri Edi Rama percolli me një ceremoni speciale pasagjerët e parë të “Air Albania” në fluturimin e saj te parë, ka reaguar deputeti i PD-së Endri Hasa.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hasa u shpreh se Rama gënjeu kur tha se u nis ‘Air Albania’. Ai ka treguar dokumentin nga faqja zyrtare e aeroportit të Rinasit dhe avioni është regjistruar nga Turkish Airlines.
Reagimi i plotë i deputetit:
Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës
Air Albania nuk ekziston!
Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.
Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.
Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.
Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk……
(M.Q/Faxweb)