Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dènoncuar se Ministria e Brendshme po mban pèng rreth 3700 dosje. Në raportin vjetor të punës të paraqitur në Kuvend, Autoriteti ka bërë dènoncimin duke thënë se kjo situatë është e tillë që prej muajit maj të vitit të kaluar.
Para rreth pesë vitesh, mazhoranca e majtë miratoi ligjin që do mundësonte hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si një mundësi për rehabilitimin shpirtëror për vuajtjet që pësuan nga pèrndjekja e díktaturës mijëra qytetarë shqiptarë. Pavarësisht miratimit, qeveria ka zgjedhur të mos zbardhë të vërtetën e ish-Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Ora News shkruan se Ministria e Brendshme refuzon ti vërë në dispozicion Autoritetit dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit që gjenden në arkivin e saj. Autoriteti dènoncon mungesën e bashkëpunimit nga ana e Ministrisë e Brendshme në raportin e punës për vitin 2019 të dorëzuar në Kuvend, ku thekson se marrja e dokumentacionit nga ky institucion është i bllòkuar.
“Procesi i marrjes në dorëzim i dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga ASMB është pothuajse i bllòkuar që nga muaji maj 2019”, thuhet në raportin e Autoritetit të Dosjeve.
Në total bëhet fjalë për 3700 dosje të cilat janë evidentuar dhe verifikuar, por nuk janë marrë në dorëzim nga autoriteti.(Faxweb.al)