Në një kohë kur situata politike është në ngërç, Partia Socialiste ka ftuar sot PD-në që të jetë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Në një letër që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ftojnë Gazmend Bardhin që një përfaqësues i PD-së të zërë vendin e vëzhguesit në këtë komision, që i është lënë dhe e drejta e vetos.
Ftesa drejtuar PD-së vjen disa ditë përpara mbledhjes së parë të këtij komisioni me opozitën e re në 7 Maj, ku pritet që të diskutohet dhe ndryshimi i sistemit, një kërkesë kjo e vazhdueshme e deputetëve të rinj Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari.
Derimë tani PD ka mohuar kategorikisht që të jetë pjesë e këtij komisioni parlamentar, dhe nuk dihet nëse do të ketë një qëndrim ndryshe në minutat e fundit.
Opozita e bashkuar këmbëngul se zgjedhjet në 30 Qershor nuk do të zhvillohen, dhe e vetmja zgjidhje për të cilën ata do të bjenë dakord është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën në krye.
(E.K/FAXWEB.AL)