23:23 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dokumenti/ PS i shton akuzat Metës për ta shkarkuar, zbulohet kërkesa e firmosur nga 56 deputetë

18:41 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur një kërkesë ndaj Kuvendit me të cilën I kërkojnë shtimin e akuzave Presidentit të Republikës në lidhje me çështjet që po heton Komisioni Hetimor I ngritur posaçërisht për shkeljet e Presidentit.

Në këtë kërkesë ndaj Kuvendit është rënditur edhe shtimi i akuzave për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese por edhe mos dekretimin e Arta Vorpsit.

“Kerkese per shtese ne objektin e komisionit hetimor: “Per kontrollin e ligjshmiirise se veprimeve te veprimeve nga ana e Presidentit te Republikes se Shqipiirise, ne kuader te uslttrimit ti! Kompetencave te tij lidhur me zhvillimin e zgjedjeve per organ et e qeverisjes vendore”

Nderkohe, Presidenti i Republikes ne nje kurs perplasje te plote te tij me Kuvendin dhe institucione te tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtctutes me pasoja te renda, permes veprimeve konkrete apo mosveprimeve te qellimshme, te cilat po i rendisim dhe faktojme ne vijim. Rrjedhirnisht, vleresojme te domosdoshme qe edhe keto veprime te behen pjese e vleresimit nga Kuvendi i Republikes, ne kuader te procedures se nisur tashme per shkarkimin e Presidentit te Republikes. Kushtetuta e Republikes, Rregullorja e Kuvendit apo Ligji nr.8891, date 02.05.2002 “Per organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore te Kuvendit” praktikisht nuk parashikojne ndalim per shtimin e objektit te nje Komisioni Hetimor, madje neni 8 i Ligjit nr.8891, date 02.05.2002 praktikisht e mundeson kete kur parashikon se “Kuvendi nuk mund te vendose kufizime ne objektin e punes, … , pervec rasteve kur nga rrethanat gjykohet se kerkesa permban elemente te shkeljes se Kushtetutes”. E thene ndryshe, nese kjo kerkese e jona nuk vleresohet si ne shkelje te Kushtetutes, atehere shtesa ne objekt eshte detyrim dhe jo diskrecion i Kuvendit. Per analogji, edhe neni 64, pika 1 i Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH” parashikon se “Nje pale qe ka dorezuar nje kerkese mund ta plotesoje ose ndryshoje ate, vetem kur qellimi i kerkeses se ndryshuar bazohet ne te njejten situate faktike si kerkesa fillestare.” Duke verejtur se shkelja e Kushtetutes nga ana e Presidentit te Republikes tashme eshte bere kronike, permes kesaj kerkese vleresojme se edhe veprimet e mosveprimet e tij te fundit duhet te behen pjese e vleresimit nga Komisioni Hetimor i ngritur per kete qellim, ne menyre qe edhe vendimmarrja vijuese e Kuvendit te jete sa me serioze dhe e bazuar”, shkruhet në kërkesën e firmosur nga 56 deputetë socialistë.

Argumentet shtese:

“Presidenti i Republikes ka nxjerre dekretin nr. 11350, date 13.11.2019 “Per emerimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anetare e Gjykates Kushtetuese”. Ky dekret eshte nxjerre ne kundershtim flagrant me nenin 125 te Kushtetutes dhe nenin 7, genna b, pika 4 te Ligjit nr.857 7, date 10.2.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise”, me ndryshime.

Njesoj siç veproi me dekretin e dates 10 Qershor 2019, kur ne tejkalim te kompetences kushtetuese, Presidenti anuloi dekretin e tij nr. 10928/2018 per caktimin e dates 30 qershor 2019 si date per zgjedhjet vendore, me dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar pertej kompetences se tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar ne menyre te perseritur papergjegjshmeri institucionale si dhe duke perdorur ne menyre abuzive pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta.

Ky veprim i Presidentit ne tejkalim te kompetences kushtetuese dhe ligjore, ka sjelle dhe pasoja te renda per legjitimimin e fillimit te funksionalitetit te Gjykates Kushtetuese, pasi aktualisht ne kete Gjykate rezulton se ka filluar detyren, znj. Marsida Xhaferllari, e cila ka marre nje mandat te paligjshem si gjyqtare kushtetuese. Ky fakt cenon ligjshmerine e vendimmarrjeve te Gjykates Kushtetuese, ne perberje te se cilave mund te jete Znj. Xhaferllari pasi çdo subjekt (pale ne proces) mund te kerkoje ose pretendoje pavlefshmerine e vendimeve perkatese ne kushtet kur vendimi jepet nga nje gjyqtar qe nuk eshte caktuar sipas ligjit.

Perveç sa me siper, rezulton se znj. Arta Vorpsi e cila ka fituar ne baze te Kushtetutes dhe ligjit, ne daten 07.11.2019, mandatin e gjyqtarit kushtetues, nuk eshte ftuar nga Presidenti per ceremonine e betimit, (kusht per fillimin e detyres se gjyqtarit kushtetues sipas nenit 129 te Kushtetutes) dhe Presidenti publikisht ka deklaruar se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese ne kete funksion. Ne kete rast, Presidenti po refuzon te zbatoje nje detyrim ligjor e kushtetues, qe perben nje abuzim me pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta”, shkruhet më tej në kërkesëmn e deputetëve.

Shkeljet për dekretimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese:

  1.  Është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.
  2. Ne mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
  3. Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.
  4. është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.
  5. është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

 

Pas

Kritikat ndaj paketës “Anti-KÇK”, ashpërson tonet Rama: Nuk kanë parë gjë akoma

Para

Pasi analisti i kritikoi se drodhën cigare hashashi në emision, Roza Lati e ironizon keq

Para
Pasi analisti i kritikoi se drodhën cigare hashashi në emision, Roza Lati e ironizon keq

Pasi analisti i kritikoi se drodhën cigare hashashi në emision, Roza Lati e ironizon keq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.