19:33 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DOKUMENTI/ Rama shpërblen me zyra Bindjen e Patozit, nuk mungon as palestra

12:47 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Me ndihmën e Bashës, Rama po vë nën thundër administratën”

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të shpërblejë me zyra Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, pas shërbimeve të këtij të fundit.

Në fletoren zyrtare, është publikuar këtë të premte vendimi “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia ‘Bindja Demokratike’, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.

Vendimi, që tanimë ka marrë fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare është marrë në fakt në mbledhjen e qeverisë më datë 25 shtator.

Mbledhja, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në SHBA në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u drejtua nga zëvendësi i tij Erion Braçe. Megjithatë, vendimet e marra në atë mbledhje u mbajtën të fshehura nga qeveria.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë, ku publikohen në mënyrë periodike vendimet e Këshillit të Ministrave, nuk shfaqet asnjë shenjë e VKM-ve të marra në mbledhjen e datës 25 shtator, edhe pse kanë kaluar tre ditë, shkruan Boldnews.

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, u akuzua nga opozita si “patericë e Edi Ramës” në votimet e 30 qershorit. Akuzat u bazuan pikërisht në regjistrimin “in extremis” të Bindjes Demokratike në votimet e 30 qershorit që për opozitën, ekspertë ligjorë, por edhe Presidentin Ilir Meta, ishte i jashtëligjshëm. Patozi u akuzua se me këtë akt i shërbeu propagandës së Ramës për të treguar se votimet e 30 qershorit nuk janë me një kandidat.

 

Etiketa: rama i jep zyra patozitrama patozirama shperblen patozin
Pas

Media greke: Shqipëria zbrazet, por kërkon emigrantë të huaj. Nuk është anekdotë

Para

E mban top secret jetën private, moderatorja e njohur shqiptare qenka shtatzënë

Para

E mban top secret jetën private, moderatorja e njohur shqiptare qenka shtatzënë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në det me Jet Ski në Golem, një person në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH

Trazira në Spanjë/ Dhunë kundër emigrantëve në Torre Pacheco, plagosen 5 persona

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.