22:18 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dokumenti i rrallë, Enver Hoxha: Lufta Nacionalçlirimtare ishte çështje pushteti

19:26 | 29/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dokumenti i rrallë, Enver Hoxha: Lufta Nacionalçlirimtare ishte çështje pushteti

Historiani Kastriot Dervishi ka bërë publike sot një fjalim të diktatorit komunist Enver Hoxha me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës në vitin 1982. Udhëheqësi i Partisë Komuniste në fjalimin e tij ndër të tjera ishte shprehur se Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin.

Statusi i plotë
Pohimi i diktatorit në vitin 1982
“Lufta dhe revolucioni”, në radhë të parë çështje pushteti
29 nëntori si ditë e viteve të zeza, simbolizon krimin komunist dhe prishjen e unitetit kombëtar. Pas rënies së regjimit, komunistët duan ta mbajnë gjallë të kaluarën e tyre me data përkujtimore. Madje ftojnë edhe pasardhësit e viktimave që të “festojnë” për të mirat që paska sjellë kjo datë. 29 nëntori është data e atyre që vendosën diktaturën kundër pjesës që nuk ishte dakord të vendosej kjo diktaturë. Nuk është çështje date, ore, sekondash, por çështje koncepti. As nuk mund të vendoset me “marrëveshje” si ditë feste sepse nuk ka qenë kurrë festë.
Nuk ka “çlirime” në rastet e vetëlargimit të një ushtrie dhe sjelljes mizore me gjysmën e popullsisë së vendit, siç kanë bërë komunistët. Numri i shqiptarëve të larguar nga eksodi i madh i fundit të 1944-s, i të arrestuarve, i të vrarëve, është shumë më i madh se sa forcat ushtarake gjermane në këtë kohë. Pa përmendurit të vrarët, kujtoj se u arrestuan menjëherë 4.500 shqiptarë vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë. “Gjermani” i vërtetë, në të vërtetë mbeti brenda Shqipërisë, ishin komunistët. Që “lufta dhe revolucioni” kanë qenë çështje pushteti dhe jo pushtuesi, e ka sqaruar vetë diktatori. Më 15 shtator 1982, në sallën e Kuvendit Popullor, me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës, Enver Hoxha e deklaroi qartë se lufta ishte vetëm çështje pushteti. Në fjalimin e gjatë, ndër të tjera, gjejmë edhe këto fjalë:
“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër. Ne fituam duke luftuar të vetëm jo vetëm brenda vendit me aleatë të jashtëm, por me vigjilencë të madhe që asnjë këmbë e tyre të mos hynte këtu, në Shqipëri. Dhe ishte kjo një nga arsyet e fitores sonë të madhe. Prandaj ta kuptojmë thellë rëndësinë e kësaj vepre të madhe të partisë sonë që nuk ishte e rastësishme, por e menduar mirë”.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: dokumentenver hoxha
Pas

Dita e çlirimit, Meta e feston me vajzën e partizanit të njohur

Para

Prokurori? Spiropali tregon në ‘Fax News’ si do të zgjidhet: Për momentin kemi vetëm një letër

Para

Prokurori? Spiropali tregon në 'Fax News' si do të zgjidhet: Për momentin kemi vetëm një letër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.