Bashkëshortët prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, që u pezulluan nga detyra kryeprokurorja Arta Marku kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit për t’u rikthyer në punë.
Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës per refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.
Por vendimi i Apelit u ka dhënë të drejtë atyre duke shfuqizuar vendimin e kryeprokurores, dhe kjo do të thotë se ata duhet të rikthehen në detyrë, madje shpenzimet e gjyqit i ngarkohen Prokurorisë së Përgjithshme.
Detajet e çështjes
Nr. i çështjes:31155-02744-86-2018Data e regjistrimit:03-07-2018
Palët
Paditës:Rovena Gashi, Dritan GinaI paditur:Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme Arta MarkuObjekti:1) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise», deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres. 2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres. 3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem.Relatori:Amarildo LaçiDispozitivi:1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.Data e shpalljes:08-11-2018
(B.H/Faxweb)