Detaje janë zbardhur nga vendimi i Ministrisë së Brendshme Italiane mbi qëndrimin e 24 punonjësve të Policisë Italiane në një nga hotelet më luksoze të Portit të Shëngjinit. Funksioni i tyre garantimi i rendit e sigurisë në qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër si dhe në strukturën e paraburgimit ku do të qëndrojnë emigrantët që i është mohuar kërkesa e azilit e në pritje të riatdhesimit të tyre.
Qendra e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër do të jenë operative më 1 gusht 2024. Prej datës 1 korrik 24 punonjës të policisë italiane do të mbërrijnë në Shqipëri për të garantuar rendin e sigurinë brenda këtyre strukturave. Ministira e Brendshme italiane ka lëvruar mbi 52 700 euro në periudhën kohore 1 korrik-31 korrik 2025 për strehimin e agjentëve të Policisë pranë Hotelit “Maritim Rafealo Resort” një nga më luksozit e zonës pranë Portit të Shëngjinit.
Mesatarisht 2200 euro për çdo punonjës policie. Në dokumentin e Ministrisë së Brendshme italiane ky hotel është përzgjedhur pas një studimi eksplorues.