Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy, ka replikuar me një qytetar, i cili komentoi duke u shprehur se “dolët të gjithë hajdutë, jep dorëheqjen”.
Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë 12 viteve të tij në pushtet janë vetëm 2 minitra të dënuar, një ish-zv.kryeministër në arrati dhe një ministër në paraburgim.
“Dolën të gjitha hajdutë thua ti, por nuk janë kështu disa gjëra që duhet vërtet ti sqarojmë”, tha Rama.
Më pas shtoi se: “E para në 3 mandate unë kam pasur nga 60 ministra dhe deri më tani 2 ministra të mandatit të parë, yhy nuk mbahet mend, janë dënuar, një tjetër është në paraburgim që mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë, por nuk është i dënuar dhe një tjetër, ish-zv.kryeministër që ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë”.
Kryeminstri deklaroi se është rezultat i një vullneti të hekurt për të mos penguar drejtësinë.
Edi Rama: E para populli besimin e tregon me votë dhe që kur erdha në këtë detyrë e deri më sot ma ka dhënë besimin 9 herë, të siguroj që do të ma japë sërish më 11 Maj për të 10 herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10 herë. Pse e kam unë këtë bindjen, pikërisht sepse ky popull nuk mendon kështu se unë duhet të jap dorëheqjen sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjes në nivele të larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë nga viti 1912 dhe deri kur me PS realizuam reformën në drejtësi. Populli këtë priste nga reforma fundin e pandëshkueshmërisë, fundin e një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit.
Dolën të gjitha hajdutë thua ti, por nuk janë kështu disa gjëra që duhet vërtet ti sqarojmë. E para në 3 mandate unë kam pasur nga 60 ministra dhe deri më tani 2 ministra të mandatit të parë, yhy nuk mbahet mend, janë dënuar, një tjetër është në paraburgim që mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë, por nuk është i dënuar dhe një tjetër, ish-zv.kryeministër që ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.
Nga njëra anë janë pasqyrë e një vullneti të hekurt politikë për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur pa parë majtas e djathtas, e ji i bindur ti se pa këtë vullnet nuk ndodhte kurrë.