Pas bllofit që e nxorën me foton e gënjeshtër që postoi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket se ka bërë hapa pas.
Nuk ka kërkuar as ndjesë dhe aq më pak të ketë dhënë shpjegim jo, thjesht ka fshirë foton nga faqja e tij në ‘’Facebook”.
Ndoshta Veliaj ka menduar që sa më pak njerëz të shihnin komentet e shumta kundër gjestit të tij aq më i pakët do të ishte dëmi.
Po nga ana tjetër votoja krahasuese është bërë virale, saqë ca ditë do të jetë vështirë që të fshihet nga kujtësa.
Apo çudia më e madhe tre ditë zgjat?! Pak më poshtë po ju risjellim edhe njëherë foton ku Veliaj ‘’shiste’’ një pejsazh të kanioneve në Amerikë sikur ishin fotografuar në një nga fshatrat e Tiranës. Ta ketë bërë nga dashuria që ka për kryeqytetin?!
(E.K/SHUPLAKA)