09:38 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Doli i pari në primaret e Tiranës, Hysen Kadiu tërhiqet nga gara për 11 majin: Qëndrestarët u lanë jashtë, qoka për të preferuarit e qendres

18:31 | 12/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doli i pari në primaret e Tiranës, Hysen Kadiu tërhiqet nga gara për 11 majin: Qëndrestarët u lanë jashtë, qoka për të preferuarit e qendres

Hysen Kadiu, fitues i procesit të primareve të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, ka reaguar pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Kadiu ka njoftuar gjithashtu tërheqjen e tij nga lista e hapur, pas disa bisedave me kreun e PD-së, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Kadiu falënderoi mbështetësit e tij, veçanërisht ata në Kavajë, për besimin dhe votën që i dhanë në primare. Ai theksoi se, ndonëse ishte dakorduar më herët për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve, ndryshimi i vendimit të partisë për të lënë jashtë emrin e tij është një zhgënjim.

Sipas tij, angazhimi dhe përkushtimi për të avancuar vlerat e PD-së duhet të shpërblehen me një përfaqësim dinjitoz dhe jo me vendime që favorizojnë të preferuarit e qendrës.

“Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të”, u shpreh ai mes të tjerash.

 

 

Postimi i plotë:

Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.
Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.
Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.
Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.
Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës.

Pas

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbulohet lista e mbyllur e kandidatëve të PD-së për disa qarqe

Para

Emrat e kandidatëve, PS publikon listën e Qarkut të Dibrës!

Para
Emrat e kandidatëve, PS publikon listën e Qarkut të Dibrës!

Emrat e kandidatëve, PS publikon listën e Qarkut të Dibrës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.