Cristiano Ronaldo shpesh është parë si i favorizuar nga gjyqtarët në kohën kur luante për Realin e Madridit, ku pavarësisht gjesteve të papërshtatshme në fushë ai is hidhte maksimumi me një karton të verdhë.
Por siç duket e njëjta gjë nuk vlen tani që ai ndodhet tek Juventus. Në ndeshjen e mbrëmshme mes Juventusit dhe Valencias ku Ronaldo debutoi për herë të parë me bardhezinjtë në Champions League, ai u largua me karton të kuq nga gjyqtari I takimit pasi preku në kokë kundërshtarin e tij.
Cristiana doli me lot nga fusha e lojës, ndërsa në rrjetet sociale kanë filluar edhe shakatë me të që tregojnë se ai nuk e ka më mkbështetjen e gjyqtarëve ashtu si në kohën kur luante për Realin e Madridit.
(B.H/Faxweb)