Kreu i LIBRA-s Ben Blushi reagon lidhur me lajmet pas fotos që qarkulloi në media, ku shihej përkrah Lulzim Berishës. Përmes një postimi në Facebook, Blushi sqaron si ndodhi që bëri bëto me të akuzuarin për një sërë krimesh, të cilit Vangjush Dako i premtoi një vend pune.
“SI BËRA FOTO ME LUL BERISHËN NE DURRËS
Sot isha në Durrës dhe sic më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa i njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorrën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le tja kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.”, reagon Blushi. (D.D/Shuplaka)