“Zonë e Lirë” kishte të ftuar mbrëmjen e sotme 12 vip-at shqiptarë, që janë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.
Ata folën mbi eksperiencën e tyre në spektaklin e kërcimit, por ai që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte aktori i njohur Besmir Bitraku.
Bitraku ka qenë i ftuar edhe më parë në “Zonë e Lirë”, por në rrethana krejt të ndryshme. Ai ishte u vendos përballë dhe “luajti” me biznesmenin Nikollaq Neranxi, të cilit asaj kohe iu grabit biznesi në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Aktori Besmir Bitraku u shoqërua nga policia sapo doli nga amnbjentet e TV Klan dhe u mbajt në komisariat deri në 02:00 të mëngjesit për verifikime.