Një i ri skocez, i cili kishte shkuar me pushime në Spanjë është vrarë teksa kishte dalë për të shijuar mbrëmjen në një klub në qytetin Benidorm.
Jim Clark, 33 vjeç, nga Hawick gjeti vdekjen e menjëhershme, pas një sherri që lindi në lokalin ku ai kishte shkuar për tu argëtuar. Jim ndërroi jetë mëngjesin e së premtes rreth orës 3:15, raporton Daily Record.
Policia ka nisur një hetimet dhe është në kërkim të dy personave me origjine britanike që shkaktuan vrasjen e të riut.
Edhe pse 33- vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ai nuk ka mundur dot të shpëtojë. Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se mes viktimës dhe dy shtetasve britanik ka pasur një konflikt.