07:19 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Doli për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit para bashkisë, Policia e akuzon për Dhunë, Rezearta Caushaj: Jam shtatzënë!

11:04 | 29/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doli për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit para bashkisë, Policia e akuzon për Dhunë, Rezearta Caushaj: Jam shtatzënë!

Rezearta Caushaj, aktivistja e njohur, sipas policisë ka ushtruar dhunë, teksa ka protestuar para Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.

Një protestë paqësore, me qindra qytetarë, por që për policinë paska qenë e dhunshme.

Rezearta rrëfen se është shtatzënë dhe se sipas saj të kërkosh dhunën te një grua shtatzënë është njësoj si akuzosh lepurin për dhunë ndaj ujkut.

RRËFIMI I SAJ TRONDITËS:

”Unë, kriminelja!

________________________

Njoftim i Drejtorisë së Policisë.

Më datë 27.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Rezarta Vesi Caushaj, Andi Bardhyl Tepelena dhe Besjan Sevo Pesha, të datëlindjes 16.06.1990, 12.02.1972 e 09.08.1980, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë, sepse më datë 26.07.2017, ora 18:05, përpara Bashkisë Tiranë, kanë organizuar pa leje, një protestë kundër rritjes së çmimit të ujit, duke e nxitur turmën për veprime të dhunshme.

Neni 262 i K.P. Nr. Unik 201707270061.

_________________________

Unë jam Rezearta Çaushaj. Pas pak muajsh do të bëhem nënë për herë të parë dhe jam e ngazëlluar (nuk ishte kjo mënyra sesi kisha ëndërruar ta shpallja publikisht, por…)

Fëmija i parë është një pikë thyerje në jetë. Është momenti kur ti kupton që tashmë jeta jote nuk të përket më ty, por atij. Çdo vendim apo veprim që nga ky moment e tutje, nuk i bën më për veten tënde, por për atë.

Është një ndjesi e bukur…

Por unë nuk jam vetëm shtatëzanë. Sot mësova që ky konglomerati kaotik social, që ne për konvencion e quajmë “shteti ynë”, më ka quajtur kriminele. Sepse dola dhe protestova kundër rritjes së çmimit të ujit. Sepse dola dhe bërtita kundër grabitjes që Lali €ri po iu bën mijra familjeve në Tiranë duke iu rritur çmimin e ujit.

Është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë.

Për të qeshur, sepse të akuzosh një grua shtatzanë për dhunë ndaj policisë, është si të akuzosh lepurin për dhunë ndaj ujkut.

Është për të qarë, sepse dëshpërohem sa herë mendoj se ku do të më duhet të rris fëmijën tim.

Ku po shkojmë? E kemi lënë veten dhe vendin në dorë të hajdutëve që as nuk mendojnë asnjë sekondë për asgjë tjetër përveçse si të përfitojnë për veten e tyre, për xhepin e tyre. Në dorë të përdhunuesve politikë që pasi të dhunojnë, nuk të lënë as të nxjerrësh ofshamën e dhimbjes.

E kemi lënë në dorë të Lali €rit dhe lali €rëve që të rrjepin ditën dhe të vrasin natën. Rrit çmimin e ujit, iu vjedh lekët njerëzve, dhe që t’i shkojë deri në fund aktit të përdhunimit, i merr dhe i fut në burg ata që ankohen.

Kjo më dëshpëron pa masë.

Unë gjithmonë kam protestuar kur e kam parë të padrejtën që ngre krye. Dhe do të vazhdoj ta bëj. Çështja është se e vetme, apo thjesht me disa qindra në shesh nuk kam për të arritur ndonjë gjë të madhe.

Duhet ta kuptojmë të gjithë. Mushka jonë drutë i do të tilla. Dhjetra mijëra në shesh. Vetëm kështu mund të ndryshojmë diçka. Dhe duhet të ndryshojmë diçka, përpara se gjithçka të kthehet në e pandrysheshme më.

Përpara se të gjithë të ikin dhe i fundit të mbylli dritat.” (V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2527″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: aktivistjaprotesta per ujinrezarta caushaj
Pas

Emërimi i trajnerit serb, reagojnë tifozët e Kukësit: Ata na burgosin “Ballistin” ne u punësojmë të birin

Para

Policia s’e mbyll me kaq, edhe për 2 aktivistë të tjerë thotë se nxitën turmën për dhunë, Andi Tepelena: Unë, krimineli!

Para
Policia s’e mbyll me kaq, edhe për 2 aktivistë të tjerë thotë se nxitën turmën për dhunë, Andi Tepelena: Unë, krimineli!

Policia s'e mbyll me kaq, edhe për 2 aktivistë të tjerë thotë se nxitën turmën për dhunë, Andi Tepelena: Unë, krimineli!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.