13:55 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Saga e vrasjeve në Rrëshen, thirrja e dëshpëruar e dom Gjergj Metës: Mjaft më me vrasje, do të jepni llogari një ditë…

13:20 | 16/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një meshë për pulat

Vrasja e djeshme e Anton Kelit, e cila deri me tani konsiderohet si seri e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fiseve Gjini dhe Reçi ka tronditur sërish zonën e Mirditës.

Në një reagim publik dom Gjergj Meta ka bërë thirrje që të ndalen vrasjet e që mëkatarët të pendohen sepse një ditë do të japin llogari dhe nëse i shpëtojnë drejtësisë njerëzore. Meta nuk ka ngurruar dhe të fshjikullojë policinë dhe drejtësinë në vend pasi shumë prej vrasjeve mes fiseve nuk janë zbardhur dhe kanë mbetur pa autor.

Reagimi i plotë:

MJAFT MË ME VRASJE!
Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal evropian.

Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit.
Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet.

Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën.

Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja.

Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit.
Mjaft më me vrasje! Mjaft!
dom Gjergj Meta

Pas

Cila temperaturë e trupit duhet t’iu vëjë në gjendje ALERTI?! Çfarë duhet të dini duke u bazuar të mosha e të sëmurit

Para

“Erdhi me shpejtësi në market, fjalët e fundit që më tha para se të shembej në tokë”, flet pronari i marketit ku Anton Keli kërkoi ndihmë pas atentatit

Para
Eci 40 metra në këmbë pasi u qëllua, detaje të reja nga ekzekutimi i Anton Kelit, shoqërohen disa persona (PISTA KRYESORE E HETIMIT)

"Erdhi me shpejtësi në market, fjalët e fundit që më tha para se të shembej në tokë", flet pronari i marketit ku Anton Keli kërkoi ndihmë pas atentatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.