Pesë persona kanë rënë në prángat e pólicisë në Elbasan pasi u kapën me lëndë nárkotike kánabis. Një muaj më parë u kapën tre persona dhe u sékuestruan 28.5 kg kanabis dhe së fundmi u bë e mundur ndalimi i dy të tjerëve të identifikuar me inicialet B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të identifikuar si R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç.
Njoftimi i plote: Vijon operacioni “Domosdova”. Shkon në 5 numri i të árrestuarve. Kapen dhe vihen në pránga dhe 2 shtetas, në vijim të këtij operacioni. Gjithashtu, si rezultat i hetimeve shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.
Në vijim të operacionit pólicor të kóduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e nárkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pránga 3 shtetas dhe u sékuestruan 28.5 kg kánabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kríminale.
Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën nárkotike shtetasve të árrestuar gjatë operácionit.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Nárkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.
Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim pólicor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.