Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur se do të largohet nga Shqipëria në verë. Ai ka thënë se do të donte të qëndronte gjatë në Shqipëri dhe ia kishte kërkuar Ëashingtonit, pasi për të është një vend fantastik dhe me një klimë shumë të mirë.
“Familjes sime dhe mua na pëlqen kaq shumë këtu dhe më lejuan të qëndroj deri në verë”, tha ai
Lu tha se gjithashtu i pëlqen edhe ushqimi shumë, ndërsa deklaroi se mikpritja është vlera më e mirë që kanë shqiptarët që shpreson ta ruajë edhe kur të modernizohet më shumë dhe të hyjë në Europë.
“Çfarë ka për të mos pëlqyer? E dashuroj ushqimin, dashuroj malet, dashuroj dritën këtu. Çdo ditë zgjohem, hap perdet, dhe keni dritën më të bukur në të gjithë Europën. Kam udhëtuar – po flisnim më parë për Londrën, Vienën, apo kur isha në Greqi kohët e fundit, drita këtu është shumë e veçantë.
Ka diell gjithë kohën. Ushqimi është më i miri në botë. Nuk kam shërbyer në ndonjë vend me ushqim më të mirë se në Shqipëri. Isha në Itali, kërkoja ushqim Italian po aq të mirë sa në Tiranë – nuk e gjeja dot.
Ajo që dua më shumë janë njerëzit që janë kaq mikpritës. Tradita e mikpritjes është aq e mrekullueshme dhe shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit e dinëqë nuk është njësoj kudo në botë. Nuk gjen të njëjtën ngrohtësi dhe miqësi, sidomos për të huajt”, tha ai. (B.H/Faxweb)
(B.H/Faxëeb)